Ai ka theksuar në emisionin InfoBox, se votat janë porse duhet, sipas tij, të mobilizohen që deputetët të votojnë pa qenë nën presion dhe pa shantazhe.
“Ky koalicion i ka pasur votat me e zgjedh Isa Mustafën kryeministër dhe Hashim Thaçin president. Në momentin kur votojnë 30 deputetë të LDK-së pro një çështje, cila është arsyeja që tre deputetë të votojnë kundër. Do të duhej që këta persona, në të ardhmen, të gjejnë forume politike, ku mendimi i tyre përputhet me vendimet e partisë”, ka shtuar Haziri.