Ylli belg ka lënë të hapur të ardhmen e tij, pas fitores 2:0 ndaj Anglisë në Kupën e Botës. 26 vjeçari ka thënë se Chelsea i mbetet vendimi final, por nëse largohet të gjithë e dinë destinacionin e tij. “Pas gjashtë viteve të mrekullueshme të Chelsea, mund të jetë koha për të provuar diçka të re. Sigurisht pas kësaj Kupe të Botës”, ka deklaruar Hazard pas ndeshjes Belgjikë 2:0 Angli, në pyetjen për të ardhmen e tij. “Unë mund të vendos nëse dua të largohem apo qëndroj, por Chelsea do të bëjë vendimin final”. “Nëse ata duan që unë të shkoj, ju e dini destinacionin tim të preferuar”./Lajmi.net/