Deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, përmes llogarisë së saj në Facebook, i ka kualifikuar si hipokrite dy paritë opozitare AAK dhe NISMA.
Sipas Haxhiut, janë hipokrizi thirrjet për protesta dhe në anën tjetër deklarimet se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike për koalicione.
Ky është postimin i plotë i Haxhiut: “Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se “nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike”, përveç që është hipokrizi është edhe mashtrim për qytetarët. Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike. Kosova ka nevojë për forcim të shtetit e dobësim të pushtetit. Ne kemi nevojë për shtet të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve.” /Gazeta Blic.