Në takim u diskutua për sfidat e ardhshme të industrive kryesore gjermane në tregun evropian dhe atë botëror, veçanërisht në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.
E ftuar e nderit në takim ishte Kancelarja Angela Merkel, e cila shpalosi vizionin për sfidat e Gjermanisë dhe ekonomisë së saj.
Gjate punimeve të këtij forumi të rëndësishëm, Ministri Haxhinasto pati një takim të shkurtër me Kancelaren Merkel, fokusuar në procesin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë.
Kancelarja Merkel theksoi se Samiti i Parisit i 4 korrikut, organizohet pikërisht për të rishprehur angazhimin konkret të BE-së për vendet e rajonit të Ballkanit.
Një ngjarje e tillë si Samiti i Parisit, ku pritet të deklarohet zyrtarisht një grant evropian për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve brenda BE-së, pas referendumit britanik për daljen prej tij.
The post Haxhinasto takohet me kancelaren Merkel appeared first on Lajminet.