Editorial

Hava Kurti Krasniqi mallkon mjekët e QKUK-së: Zoti i ndëshkoftë juve krijesa mantelbardha me shpirtat fut të zinjë

By FerizajPress

December 15, 2018

I nderuar z.Uran Ismaili mëkati nuk u ndal as këtij dimri!Nga QKUK nga Neurogjia intenzive doli e vdekur dje motra ime 46 vjeçare nga mospërkujdesja e mjekëve.Nuk vdiç nga kanceri por pa asnjë familjarë afėr, nga tmerriVitin 2009 motra ime u diagnostifikua me melanom.Mjekët i preferuan një terapi dhe rrezatim.Terapin e dërgoja nga Zvicra ndërsa rrezatimi nuk funksiononte në QKUK. Shkonte e priste nga dy tri ditë kot së koti.Pas disa viteve sërish pasuan disa operacione. Njëher bile i patën thënë në QKUK duhet edhe dy operacione prandaj e mora në Zvicër dhe nga analizat në Spitalin e Kantonit Aarau rezultoi se nuk kishte nevojë për operacione.Vitin e kaluar bëri gjitha inqizimet e medicinës nukleare në Zvicër dhe treguan shumë mirë.Këtë vit në prill kishte një gjëndër në faqe,e hoqi në Prishtinë dhe sipas mjekut ishte lypomë e padëmshme.Dy muaj më vonë kishte dhembje në kokë.Mjekët në Ferizaj i thonin diabet,e dikur vonë i dhanë diagnozën metastaza melanome pa biopsi ,me pamundësi operimi.Doli nga spitali pa asnjë këshillë se ku e si.Dhe kur njeriu ska kah ia mbanë e pyet googlen. Aty gjetëm rrezatimet e llojit gama knife. Pyeta spitalin amerikan në Tirane a keni gama knife, asistentja e dr Pretelës nuk dinte çka është gama knife.Mjerim i thash,mjerim,jo që skeni aparaturë por që nuk keni dije.E gjetëm gama knife në Turqi,atje i bënë rrezatim në tërë kokën pa biopsi .Në ofertë shkruante se rrezatimi bëhet në spitalin e vendosjes por atje motra kishte udhëtuar çdo ditë ka tre orë për rrezatim.Pas një muaji u kthye nga Stambolli dhe prej atëher u bënë pesë muaj pa lëvizur e me dhembje tejet të mëdha.Nga një gjumë i thellë përfundoi para dhjet dite në QKUK Neurologji Intenzivë.Kur hyja ta vizitoja tmerrohesha nga fjalët që dëgjoja. “Këtij si zgjatë as dy ditë,vdes ky”,”kjo e ka arritur shkallën e fundit,ska jetë më”,”ky vdiç a”,”ky nuk ish taman”“A ishe moj në festë”,”A e bane moj cd e kanagjegjit”Kështu flisnin e askush nuk i ofronte dashuri apo një prekje balli pacientit.Një cm i ishte bërë motrës shkrumi mbi buzë e më duhet ti përbeja në zot që tia lyenin buzët me kremën që e bleva.Sa hyra hyja në dhomë ia gjeja aparatet e oksigjenit pas koke.Kam parë edhe një infermier të mirë quhej Izet dhe vraponte nga pacienti në pacient,duke u falur vullnet.Asnjë medicinë nuk jep siguri se nuk dëgjon pacienti në komë por kta flisnin me prognoza të këqija duke tmerruar pacientët e gjorë.Me start mjekja përgjegjëse më ka thënë se rezonanca nuk na punon.Dy dite me radhë motra kishte frymarrje me panikë të madhe.Sikur kur ikë nga llava e ujqve.Kjo frymarrje ishte pa u ndal dhe mjekėt nuk e vrenin.E pyeta një mjeke në Zvicër e ajo më tha duhet urgjent pneumologu.Ai e konstaton shpejt dhe i jep një ilaç.Mjeku në QKUK tha nesër e thërrasim pneumologun në mëngjes.Në ora 12 vdiç motra pa e parë askush nga familja.Këtë gjest se bën nëpër botë askush por në intenzivë kanë krijuar një ferr pa turp.Kur e pyeta një ditë mjekun në shkallë: si është motra?Analizat keq,më thaI keni bërë analiza, e pyetaJo tha, nesër ia bëjmëE pse thash po më thoni kështu“Hajt mos ta nin” mtha doktori përgjegjėsdhe eci shkallëve pa pikën e ndërgjegjjes.Unë kisha siguruar një imuntherapi në Gjermani por motra vdiç nga pakujdesia e nga tmerri,e jo nga kanceri.Zoti i ndëshkoftë jam lutur mijëra herëNuk di si flejnë ato krijesa mantelbardha me shpirtat fut të zezë.Zoti ju vraft (mallkim nga fëmijët e motrës së ndjerë)Hava Kurti Krasniqi