Gazetarja dhe shkrimtarja ferizajase që jeton ne mërgim Hava Kurti Krasniqi ishte për vizite ne Shqipëri,Maqedoni e Kosove. Ajo kishte shkruar se gjatë udhëtimit për ne atdhe ajo dhe bashkëshorti i saj në Ancona te Italisë kishin parë një drite ylli tek binte nga qielli.
Në studion e Flamur Ilazit në Ferizaj ajo ka bërë disa fotografi portret për librin e saj me tematikë sportive. Fotografia e saj është komentuar neper rrjetet sociale si një mrekulli e ngjashmërisë me Monalizën e Leonardo Da Vinçit. Ajo ka vizituar edhe aktivitetin sportiv të fëmijëve „ International Day of Sport for Development and Pace“ Dita ndërkombëtare e sportit për zhvillim dhe paqe“ paraditën e 6 prillit në Prishtinë.
Ajo është habitur me pjesëmarrjen e hareshme të fëmijëve edhe pse binte shi ata vraponin duke zhvilluar shume aktivitete njëherit, si vizatim,futboll,etj.