Lajme

Hashim Thaçit si president, darkën e parë ia shtron Behgjet Pacolli! (Foto)

By FerizajPress

April 08, 2016

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli edhe pse në vazhdimësi është munduar që publikisht ta kritikoj Hashim Thaçin, ai sot ka bërë një veprim të papritur, raporton Gazeta Blic. Ai mysafir special sonte për darkë e kishte pikërisht presidentin e sapozgjedhur, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Pacolli kishte qëndruar në postin e presidentit vetëm 40 ditë, për t’u rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi parregullësi procedurale në zgjedhjen e tij.

Pas këtij vendimi, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli, me ndërmjetësimin e ish- ambasadorit amerikan, Dell u dakorduan që Jahjaga të vinte në krye të shtetit./ Gazeta Blic