Lajme

Hashim Thaçi: Papa na inkurajon të vazhdojmë me tolerancën fetare

By FerizajPress

June 17, 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në vizitë zyrtarë në Romë ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Meshën e kremtuar në Kishën e shën Gregorit në Çelio, nga kardinali Angelo Comastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të afërt të Nënë Terezës. Gjatë kësaj vizite Thaçi u prit në audience private nga Papa Françesku dhe pastaj u takua me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

Thaçi ka folur për përshtypjet e tij pas takimit me Papa Françeskun, për Radio Vatikanin në programin e gjuhës shqipe, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se në takim ka informuar udhëheqësin e selisë së Vatikanit për zhvillimet në Kosovës, dhe tolerancën ndër etnike dhe fetare, përcjell lajmi.net.

Po, ashtu Thaçi ka treguar se Papa Françesku mirëpret tolerancën në Kosovës dhe inkurajon që të vazhdohet në këtë mënyrë.

“Përshtypjet e imja me takimin me Papën janë të jashtëzakonshme, ishte një takim shumë i hapur diskutuam për çështje të rëndësishme edhe për Kosovën edhe për rajonin”.

“E informova Papën për zhvillimet në Kosovë, për progresin, tolerancat etnike dhe religjioze, për punën e përbashkët që po bëjmë të gjitha komunitet në Kosovë, për të ndërtuar një shoqëri të fuqishme multietnike , një shoqëri demokratike”.

“E informova për angazhimin tonë për bashkëpunim më të gjitha vendet e rajonit si Kosovë, ai mirëpret angazhimin tonë të bashkëpunimit tolerancës që po zhvillojmë si Kosovë”.

“Papa Françesku e mirëpret shumë tolerancën që kemi në Kosovë dhe na inkurajon që të vazhdojmë me këtë frymë të tolerancës religjioze, ku një hapësirë të vogël jetojë së bashku mysliman, katolikë, e besime të tjera”, ka thënë Thaçi.