Lajme

Hashim Thaçi nga Bjeshkët e Sharrit flet për “100 ditëshin” si President! (Foto)

By FerizajPress

April 10, 2016

Presidenti i ri i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar sot Bjeshkët e Sharrit. Për këtë ditë në këto bjeshkë Thaçi ka thënë se ishte dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare. Ai ka thënë se në këtë ditë ka ndjerë katër stinët, para se të fillojë aktivisht 100 ditëshin e tij si president. Zakonisht për 100 ditëshin e parë flitet për Qeveritë dhe Kryeministrat dhe jo Presidencën. Por duket që kjo Thaçin s’e ka penguar ta masë veten me Kryeministrin. /Gazeta Blic/

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

“Para se të filloj me 100-ditëshin aktiv si President, sot isha në malet e Sharrit. Isha dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare: katër stinë në një ditë! HTH.”