Ai ka deklaruar se serbët që jetojnë në Kosovë duhet ta kuptojnë këtë gjë, duke theksuar se vendet që ata i gëzojnë në institucione janë rrjedhojë e Pakos së Ahtisaarit dhe së të tilla nuk u lejojnë atyre që të bojkotojnë apo të vendosin për cështje nacionale.
“Trepca është pronë e Kosovës dhe ne duhet të menaxhojmë me të. Trepca ka qenë gjigant që ka pasur prona nëpër të gjitha vendet e ish Jugosllavisë dhe për këto gjëra duhet të flitet”.
“Ajo është pronë e jona dhe ne do ta menaxhojmë. Serbët duhet ta kuptojnë që jetojnë në Kosovë, jo në Serbi. Këtë gjë ia kemi thënë edhe Listës Serbe: Punoni për vete, sepse Beogradi do t’u përdorë dhe do t’ju hedhë pastaj. Ata kanë hyrë si pjesë e Paketës së Ahtisaarit, nëpër të gjitha pozitat. Janë pjesë e qeverisë dhe kjo do të thotë se ata nuk e kanë arritur numrin. Por ne e kemi fuqinë politike që ne t’i integrojmë, por jo ta kenë ata të drejtën e bojkotimit, të drejtën për të vendosur për Trepcën dhe Investimet Strategjike. Ata duhet t’i harrojnë këto gjëra sepse jetojnë në Kosovë”.
.