Lajme

Hasani akuzon ministrin Shala për ligjin e kinematografisë

By FerizajPress

August 04, 2016

Gjatë seancës që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Kulturës Kujtim Shala kërkoi që Projektligji për Kinematografi të tërhiqet, pasi që ky Projektligj nuk i përfaqëson interesat e producentëve të Kosovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të komisonit Nait Hasani, i cili ka thënë se Shala po kërkon të tërhiqet projektligji edhe pse vetë e ka pohuar se çka do që miraton komisioni është në rregull.

Më tej Hasani ka vazhduar ta akuzojë Shalën për korrupsion në QKK duke thënë se Ministri po gabon dhe po dorëzohet para njerëzve të papërgjegjshëm.

Pas këtij debati të shkurtë është miratuar tërheqja e Projektligjit për Kinematografi përkatësisht pika e 12 e rëndit të ditës