Edhe një rast i humanitetit të qytetarëve dhe bizneseve ferizajase.
Pas publikimit të lajmit për një kulet të humbur në redaksinë e Ferizajpress është lajmëruar edhe një pronar i biznesit, pronari i kafiterisë “Eclipse lounge bar” i cili ka njoftuar se ka tre ditë që po kërkon pronarët e dy unazave të fejesës të cilat dikush i ka harruar aty.
“Janë dy unaza të fejesës që dikush i ka harruar në kafiteri. Unazat kanë të gravura edhe emrat e pronarëve por nuk kam mund ti gjejë pronarët. Nuk e di se çfarë vlere monetare kanë por simbolika e vet unazave të fejesës më ka shtyrë që ti kërkoj pronarët” ka thënë pronari i kafiterisë i cili edhe po i ruan ato.
Është rasti i dytë Brenda ditës që tregon për humanitetin e qytetarëve dhe bizneseve ferizajase.