Lajme

Harrohet rruga Kijevë-Malishevë, qytetarët ka muaj që i vuajnë pasojat /FOTO

By FerizajPress

August 23, 2018

Rruga Kijevë-Malishevë që disa muaj ka mbetur në gjende të tmerrshme pasi është gërryer në disa vende dhe ka mbetur e gjitha me gropa.

Kjo rrugë rreth 15 kilometra i ka krijuar vështirësi gjithë qytetarëve që kalojnë çdo ditë në atë zonë, të cilët edhe janë të revoltuar pse nuk ka përfunduar ende, e bile as që ka nisur të rregullohet.

Lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin  e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn për të parë se përse është harruar kjo rrugë, teksa ka thënë se është projekt i ministrisë së Infrastrukturës.

Begaj tha se qytetarët janë të revoltuar me mos nisjen e punimeve në këtë rrugë andaj fajtorë kryesorë për ta mbetet komuna. Ai tha se ka biseduar konkretisht me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn për këtë rrugë.

“Kam pasur shumë vërejtje prej qytetarëve për këtë rrugë edhe është në gjende shumë të keqe rruga. Unë kaloj andej shpeshherë. Është kompetencë komplet e ministrisë së Infrastrukturës. Me ministrit i kom adresu shpeshherë shqetësimet e mija dhe i kam thënë se kjo rrugë duhet të kryhet me shpejt, sepse është projekt i ministrisë jo i komunës”, ka thënë kryetari i Malishevës.

Begaj tha se mos interesimi i ministrisë i ka shkaktuar kokëçarje, ku tha se mirë do të ishte të mos nisej fare se si ka mbetur.

“Neve po na adresohen të gjitha vërejtjet, por qytetarët kanë të drejtë pasi edhe unë jam i shqetësuar si kryetar komune se nuk po kryhet ajo punë, më të vërtetë na ka sjell kokëçarje, e cila më mirë do të ishte të mos nisej se me u nis e me u lan në gjysmë”, është shperru me pas ai.

Nga ministria i kanë dhënë premtime se do të përfundon shpejt kjo rrugë, por Begaj thotë se kur kanë kontaktuar me operatorin që do t’i kryej punime mjetet nga ministria nuk u janë alokuar ende.

“Ministria më ka thënë se po edhe operatorin e kemi kontaktuar, por ka thënë se nuk ia kanë marrë mjetet nga ministria”, tha më pasi ai.

Kam pasur qytetarë të revoltuar edhe në zyre për këtë rrugë, e përsërit Begaj, por thotë se problemi nuk qëndron tek komuna.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriun, i cili tha se informacione dhe të dhënat konkrete do t’i kemi nesër.

Ndërsa, një qytetar i kësaj zonë i ka thënë lajmi.net se rruga është aq e keqe dhe gropat janë bërë të tmerrshme e të rrezikshme sa është detyruar ta rregullojë veturën, pasi i bie shpesh të lëvizë andej.

“Jemi në rrezik çdo ditë me bë aksident tu u mundu me ju ik gropave, s’di pse nuk po e ndreqin, veç i çelen gropat e i lan, çfarë komune është kjo”, ka thënë një tjetër qytetarë.

Lajmi.net sjell fotografi të kësaj rrugë ku shihen gropat e rrezikshme dhe gjendja e frikshme e rrugës 15 kilometërshe Kijevë-Malishëvë. /Lajmi.net/