Sport

Harrohet nga Kosova, ftohet për Belgjikën

By FerizajPress

March 22, 2017

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku po përpiqet t`i rrëmbejë të gjithë talentët kosovarë që luajnë nëpër Europë. Por, ai duket se ka dështuar në një rast. Bëhet fjalë për kosovarin nga Pozharani  i Vitisë, Din Sula,

Sula nuk ka marrë asnjë ofertë nga përzgjedhësi Bunjaku. Mesfushori  me tipare sulmuese, së fundmi është ftuar nga Kombëtarja e Belgjikës U-19.

Kosovari pritet të luaj ndeshjen e parë kundër Suedisë më 23 mars në kuadër të kualifikimeve për Europianin. Përveç Suedisë, Sula do të ballafaqohet edhe me U-19 e Italisë dhe Irlandës, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se lojtari i ekipit belg Leuven, në një intervistë dhënë për “IndeksOnline” kishte deklaruar se pret ofertë nga Kosova, por diçka e tillë nuk ndodhi.