Haradinaj e ka quajtur Rugovën arkitekt të pavarësisë së Kosovës dhe prijës të lëvizjes për liri dhe demokraci.
“Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.
Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.