Në orët e mbrëmjës lideri i AAK-së, njëherit kryeministër i Kosovës, ka vizituar Ferizajn. Haradinaj me këtë rast takojë anëtarësinë e AAK-së, dega në Ferizaj, me ç’rast shumë të rinjëve u dëshirojë mirëseardhje në radhët e AAK-së.
Si duket numri i madhë i interesuarve ka befasuar edhe vet liderin e AAK-së.
“I jashtëzakonshëm interesimi për të rrugëtuar bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Falemnderit për besimin Ferizaj!” ka thënë Haradinaj me këtë rast.
Në takim më anëtarësinë ë AAK-së Haradinaj ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe reagimet rreth tyre.
“Kemi pasur edhe kritika se kemi bërë edhe veprime të pamatshme. Por kur fillon të matësh shumë mund të mbetesh edhe pa marrë kurr vendime. Disa veprime duhet të merren ne vendin e duhur dhe kohën e duhur dhe janë t papërsëritshme, Nëse nuk merren në kohën e duhur vendimi nuk e ka peshën e vetë.” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast ka përsëritur edhe njëherë se do të shtojë kujdesin dhe mbështetjen për Ferizajn dhe qytetarët e tijë
“Ardhjet e reja në Aleancë janë edhe një përforcim për punët që i bëjmë. Nuk do të bëjmë gabime. Nuk do ti humbim aleatët. Qëllimi është ti kryejm disa punë në Kosovë” ka thënë Haradinaj.
Ai tha përmendi edhe raportet më Serbinë ë cila nuk po ndërron qëndërimin ndaj kosovë.
Deri sa Serbia gjatë gjithë kohës thotë se nuk do ta njohë Kosovën as ne kurr nuk do të heqim taksën” tha Haradinaj.
Haradinaj ka falënderuar të gjithë anërtarët e rinjë që sot zyrtarisht i’u bashkëngjitën këtij subjekti politik për bësimin nga Alenacës dhe punës që po bënë ky subjekt politik.