Lajme

Haradinaj: Vizita e Joe Biden, ngjarje e jashtëzakonshme për Kosovën

By FerizajPress

August 15, 2016

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si një ngjarje të jashtëzakonshme vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

“Vizita e Zëvëndëspresidentit Amerikan, Joe Biden, në Kosovë, është një ngjarje e jashtëzakonshme, jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan!”, ka thënë Haradinaj, përmes një statusi në Facebook.

“E konsiderojmë një nder të madh që i bëhët Kosovës, dhe për më tepër një obligim për gjithë ne, që të ruajmë miqësinë e përhershme, mirënjohjen dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirë se vjen miku i madh i Kosovës, Joe Biden!”, ka thënë Haradinaj.