Lajme

Haradinaj: Veteranët e luftës do t’i trajtojmë sikurse Amerika

By FerizajPress

May 24, 2017

Në tubimin e radhës të AAK’së me qytetarë, kreu i partisë, Haradinaj, shtoi se Kosova po ashtu do të ndjek rrugën e miqve të saj për trajtimin e invalidëve dhe veteranëve të luftës, njofton Klan Kosova.

Shembull konkret në këtë rast mori Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ripërsëriti se pensioni i veteranëve nuk do të nxjerret në krahasim me të drejtën e tyre për punë.

”Femrat do të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme në trajtimin e invalidëve të luftës”, ka thënë Haradinaj.

”E drejta e veteranit është universale, është e garantuar. Kosova do ta ndjek rrugën e miqve të saj për të drejtën e veteranëve. Shembull konkret do të jetë Amerika, ju e dini se çfarë respekti dhe çfarë trajtimi u bëjnë SHBA-të veteranëve të tyre”, ka deklaruar ai.

”Pensioni i veteranëve nuk do të nxjerret në krahasim me të drejtën për punë”, ka thënë Haradinaj.