Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, lidhur me koncept dokumentin e lojërave të fatit ka deklaruar se ka marrë shumë kritika dhe se është sulmuar shumë kohëve të fundit.
“Unë i kisha heq krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lënë fare në vendbanime. Kam qenë shumë i sulmuar kohëve të fundit për çështjen e lojërave të fatit“, tha Haradinaj.
Bedri Hamza, ministër i financave tha se ky dokument është obligativ, pasi që sipas tij qeveria e Isa Mustafës dhe se ka bazën në Marrëveshjeje e Stabilizim Asociimit.
Ky dokument buron nga obligimet që i ka marrë qeveria e kaluar, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e ka si bazë , programin e qeverisë së Kosovës. Nuk është diçka që është nisur nga qeveria aktuale por nga qeveria e kaluar. Koncept dokumenti bazuar në rregulloren e punës vetëm e ka hap rrugën për me bo draftimin e një projektligji që ka procedurat e veta dhe afat 60 ditë”, tha Hamza, transmeton ‘Gazeta Express’.
“Qëllimi i projektligjit është që kjo fushë të rregullohet e jo të krijohet punësim duke hapur më shumë bastore, por të formalizohet sektori duke ndikuar në formalizmin e fuqisë punëtore”, tha ministri Hamza.