Lajme

Haradinaj tregon se çfarë u premtoi zjarrfikësve, të cilët protestuan sot në Prishtinë!

By FerizajPress

July 12, 2018

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e zjarrfikësve të Kosovës. Ai ka treguar se për këtë kategori do t’u bëhet zgjidhje afatgjate, përmes ligjit! “Për herë të parë, kjo Qeveri po merret me kërkesat e zjarrfikësve, të cilat datojnë prej dekadash”, ka shkruar ai. Postim i plotë: Zjarrfikësve të Kosovës do t’u bëhet zgjidhje afatgjate, përmes ligjit! Sot prita në takim përfaqësuesit e sindikatave të zjarrfikësve si dhe të gjithë zjarrfikësit protestues, të cilëve u thamë se Qeveria e vendit është shtëpia e tyre, dhe këtu do t’u ofrohet zgjidhje kërkesave që ata kanë. Për herë të parë, kjo Qeveri po merret me kërkesat e zjarrfikësve, të cilat datojnë prej dekadash. Ne kemi iniciuar krijimin e një koncept dokumenti i cili shumë shpejt do të vie për diskutim në Qeveri dhe do të bëhet ligj, duke i hapur rrugë zgjidhjes afatgjate të problemeve dhe kërkesave të tyre. RH