Ferizaj

Haradinaj tregon për shëndetin e të aksidentuarëve ferizajas në Pejë

By FerizajPress

May 05, 2018

Haradinaj tregon për shëndetin e të aksidentuarëve në Pejë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar raportin e drejtorit të Spitalit Rajonal të Pejës në lidhje me aksidentin e sotm në rrugën Istog-Pejë ku janë lënduar mbi 30 persona.

Haradinaj ka njoftuar se 21 persona janë liruar me dëshirë nga spitali dhe nën përcjelljen e familjarëve ndërsa 11 persona tjerë janë ende në repartin ortopedik të spitalit të Pejës.

Ai ka falenderuar edher njëherë stafin mjekësor për punën dhe mobilizimin e shpejtë për trajtimn e të aksidentuarëve.

Ky është statusi i plotë i Kryeministrit, Ramush Haradinaj:

Të nderuar qytetarë,

Sapo pranova raportin nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës lidhur me aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël, ku të përfshirë në aksident ishin 32 persona.

Sipas raportit të pranuar: 10 raste janë ortopedike; 4 raste thyerje; 3 të ekstremiteteve dhe 1 të kllavikulës; Në ORL janë trajtuar 5 raste thyerje e nofullës dhe dhëmbëve përderisa 17 persona kanë marr lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar me urgjencë në repartin kirurgjik.

Sipas raportit në këto momente 21 persona janë liruar me dëshirë dhe në percjellje të familjarëve përderisa në repartin ortopedik janë 11 pacient nga të cilët 4 raste so të vazhdojnë trajtimin mjekësor përderisa për të tjerët ka kërkesë që të lirohen për të vazhduar trajtimin në shtëpi.

Falënderoj edhe njëherë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal në Pejë për mobilizimin e shpejtë dhe kujdesin dhe profesionalizmin e treguar në hospitalizimin dhe trajtimin e duhur mjekësor për të lënduarit e këtij aksidenti.