Lajme

Haradinaj: Thaçi e Mustafa në dialog nuk po e përfaqësojnë interesin e Kosovës

By FerizajPress

January 23, 2017

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinja ka thënë, se të ulësh në një tavolinë me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

“Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave.

Përmes një postimi në Facebook, Ramush Haradinaj, nga Franca, i cili po mbahet në mbajtje deri në vendimin e Gjykatës franceze, thotë se bisedimet me Serbinë, po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës.

“Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd”, shkruan ai.

Sipas tij, “Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin.”

Më tutje, ai thotë se “sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!”, shkruan ai. /Lajmi.net/