Ish Kryetari kroat Mesiq nga ana e tij është shprehur se funksionet politike janë kalimtare, porse miqësia me Ramush Haradinajn dhe me popullin e Kosovës do të jetë e përjetshme.
Haradinaj theksoi mbështetjen e fuqishme që Kryetari Mesiq i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pavarësisë, e deri në ditët e sotme.“Në Kosovë jeton një komunitet i vogël kroat dhe unë si kryeministër i vendit, në asnjë moment nuk do t’i lë ata të vetëm. Do të jem pranë tyre…”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO është një shembull i mirë, tek i cili duhet të mbështetet Kosova në agjendën e saj euroatlantike, ka thënë Kryeministri kosovar Haradinaj.