Ferizaj

Haradinaj-Stublla shkon për ngushëllime në familjen Krasniqi në Rahovicë të Ferizajt

By FerizajPress

October 18, 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shkuar sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajt, e cila humbi tre anëtarë (me shtetësi zvicerane) në një aksident në Meerseburg.

“Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajt, bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Ferizaj z. Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë”, ka shkruar ministrja Meliza Haradinaj-Stublla.