Lajme

Haradinaj shumë komod: Shyqyr ata që s’kanë një vend pune këtu, po gjejnë në Gjermani

By FerizajPress

April 11, 2019

Ditëve të fundit, Kosova po përballet sërish me ikjen e qytetarëve të saj drejt vendeve të BE-së, derisa Kuvendi i Kosovës sot ka edhe seancë të jashtëzakonshme për këtë problem, në të cilën nuk mori pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Mospjesëmarrjen në këtë seancë Haradinaj, e ka arsyetuar me angazhimet e tij në qeveri.

“Për fat të keq isha në detyra që s’mujta me iu bashku po edhe nuk ishte interpelancë, ishte seancë, por megjithatë them se cdo rekomandim që del do ta respektojmë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është përballur me pyetje të gazetarëve pikërisht për ikjen e të rinjëve nga Kosova, e njëra nga to, ishte edhe ajo se ‘si ndjehet kryeministri kur sheh pamjet e fundit të të rinjëve para ambasadave?”

“Për ata që s’kanë një vend pune këtu, e gjajnë në Austri, Gjermani apo Zvicër, ajo është një zgjidhje. Është shqetësuese, ato pamje janë shqetësuese, por ato pamje nuk janë vec të sotit, ne jetojmë me realitetet tona, realiteti jonë është që s’mund ta akumulojmë menjëherë gjithë këtë papunësi që kemi. Si qeveri, si institucione e kemi për detyrë të ndërmarrim masa për zbutjen e kësaj gjendje.

Qito pamjet para ambasadave qishtu i kemi këto pamje, qe 10 vjet çdo ditë në mëngjes para ambasadës i kam pa njerëzit në Dragodan. Ai që e gjanë ni vend pune në Gjermai, ai gëzohet edhe familja e tij gëzohet. Shyqyr ata që s’kanë një vend pune këtu, po gjajnë vende pune në Gjermani apo diku tjetër. Keq që nuk është këtu. Mungon një person në ekonominë e vendit dhe dami është i madh fatkeqësisht”, ka thënë Haradinaj.