Lajme

Haradinaj: Shantazhit të Beogradit ndaj serbëve të Kosovës po i vjen fundi

By FerizajPress

February 23, 2019

Kryeministri Ramush Haradianj ka thënë se aplikimi i rreth 40 serbëve për t’u bërë ushtarë të Kosovës dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi po i vjen fundi.

Përmes një shkrimi në Facebook, tregon se ka vullnet të bashkëqytetarëve serbë që të integrohen në strukturat e Kosovës së 17 shkurtit.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.