Lajme

Haradinaj premton rritje të pensioneve

By FerizajPress

September 18, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot priti në takim pune kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazin.

Ai i ka premtuar këtij të fundit se gradualisht do të ketë rritje të pensioneve, njofton Klan Kosova.

“Shqyrtuam modalitetet për ngritjen e mirëqenies së kësaj kategorie dhe i informova se po punojmë në reformën e sistemit pensional, që do të gjejë zbatim në afat optimal”, tha kryeministri.

Edhe Kajtazi e ka falënderuar kryeministrin për angazhimin për përmirësimin e kushteve të pensionistëve