Lajme

Haradinaj për Asociacionin: Më është dorzuar raporti, por e kam kthyer mbrapa!

By FerizajPress

June 26, 2018

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se i është dërguar atij një raport i ekipit punues për draftimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Mirëpo, dokumenti i është rikthyer Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal pasi që, sipas Haradinajt, raporti në fjalë ishte shkruar me shkronja serbe ‘çirlic’, shkruan Indeksonline “Në qeveri është dërguar transkpriti i takimeve të grupit punues për draftimin e Statutit të Asociacionit. Ka ardhur në çirilic raporti, unë e njoh, por duhet të dërgohet në tri gjuhë. E kemi kërku, nuk e kemi marrë në gjuhën që e marrim vesh, zyrtare. Nëse e bëjnë, do ta analizojmë dhe do ta shikojmë”, ka thënë shefi iekzekutivit në konfernecë për media. Ndërkohë, ai ka folur edhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj theksoi se do të ishte e rrugës që presidenti Hashim Thaçi të raportonte para deputetëve rreth ecurisë së bisedimeve. “Mirë është mu kriju një protokoll të komunikimit në mes të institucioneve dhe ekipeve përkatëse. Presidenti nuk parashihet të raportoj Kuvendit, mirëpo mirë do të ishte të bëhet një gjë e tillë. Partitë parlamentare ta dinë të vërtetën për dialogun. Parlamenti mirë do të ishte i kyçur”, ka thënë ai.