Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar pas sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës.
Ai në Facebook shkruan se sulmi ndaj Kuvendit është sulm ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që votuan për të.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Nëse vërtetë është gjuajtur Kuvendi i Kosovës siç po raportohet, ai është sulm mbi mua dhe gjithë ata që votuan për mua. Kjo duhet zbardhur urgjentisht pasi duket hapur se dikujt i nevojitet destabiliteti i këtij vendi, nëse janë të Kosovës duhet ta kuptojnë që kjo do të ndëshkohet herët a vonë”.