Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së të birit të heroit, Hysen Tërpeza, Sahit Tërpeza. “Na paska lënë Sahit Tërpeza, i biri i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza qëndroi e papërkulur në çdo kohë, duke u bërë krah i pathyeshëm i përpjekjeve për të drejtën kombëtare”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.
“Sahiti me krenari e ruajti emrin e të atit dhe kaloi në amshim për t’u prehë i qetë në tokën e të parëve. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit”