Lajme

Haradinaj ngushëllon familjen Zuqaku nga Vushtrria

By FerizajPress

August 23, 2018

Ai ka vdekur në një aksident komunikacioni në Zvicër dhe ishte djali i dëshmorit Blerim Zuqaku

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta në një aksident trafiku të Egzon Zuqakut, 23 vjeçar nga Vushtrria”.

“Egzoni ishte i biri i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, luftëtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës. Duke bashkëndjerë në dhimbje me familjen dhe të afërmit e Egzonit, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/