Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përmes një postimi një “Facebook”, ka bërë të qartë se tema kryesore e takimeve bilaterale në New York do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës, transmeton “Zëri.info”.
Sipas Haradinajt ai do të zhvillojë takime bilaterale me homolog e me delegacione ndërkombëtare ku do të kërkojë edhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare. Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në
Washington.
Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme! /ZERI