Ferizaj.20.09.2016. Në një takim me qytetarët e Ferizajt Ramush Haradinaj ka thënë se objekti që gjendet në Kompleksin Universitar nuk është kish dhe as që ka qenë.
Ramushi këtë e ka quajtur vetëm një objekt pasi aty kurrë nuk kanë ndodhur ndonjë ceremoni fetar dhe nuk është përdorur për qëllime fetare.
“Ky objekt është ndërtuar prej një regjimi që ka pasur program gjenocidi në Kosovë.Është ndërtuar nga Millosheviqi i cili për Kosovë kishte program gjenocidi të cilin e zbatoi përmes ushtrisë,policisë dhe forcave paramilitare” tha Haradinaj.
Haradinaj tha se unë i respektoi kishat dhe çdo objekt fetar por ky objekt nuk ka të bëjë asgjë me atë fetarë dhe nuk mundë ta identifikoi t këtë objekt me kishën e tyre serbe.
“E pse komunarët tanë për gjithë këto vite nuk janë marrë më ligjshmërinë e këtij objekti është punë e atyre që kanë udhëhequr Prishtinës” tha Haradinaj.