Lajme

Haradinaj në bjeshkët e Dragashit, premton rregullimin e një rruge të rëndësishme [Foto]

By FerizajPress

June 30, 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zgjedhur që të kalojë ditën duke ecur në bjeshkët e Restelicës, pjesë e Komunës së Dragashit. Haradinaj me këtë rast ka takuar blegtorët minoritar goran, transmeton Indeksonline. Po ashtu i pari i ekzekutivit gjatë një bisede që ka pasur me blegtorët, ka premtuar rregullimin e rrugës Restelicë-Dragash- Strezomir- Maqedoni. Më poshtë shikoni disa fotografi të Haradinajt në bjeshkët e Restelices: