Lajme

Haradinaj merr “PO”-në e Gjermanisë për liberalizim vizash

By FerizajPress

April 30, 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Pas këtij takimi, Haradinaj e ka falënderuar Gjermaninë me fjalët “Danke Deutschland” pasi, siç tha ai, ka marrë “Po”-në e këtij vendi për liberalizim të vizave.

“Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave. Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, u shpreh Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ishte i pranishëm në takim, ndërsa tha se aty është biseduar edhe për liberalizimin e vizave.

“U dakorduam që të formohen grupet punuese në mënyrë që liberalizimi i vizave të implementohet sa më parë! Faleminderit Gjermani!”, shkruan Pacolli në Facebook.