Lajme

Haradinaj: Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje në dobi të qytetarëve

By FerizajPress

July 24, 2018

Ai ka thënë se më këtë projektligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët duhet t’i shfrytëzojnë përparësitë e këtij ligji.

Postimi i plotë i tij:

Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Tani secili qytetarë mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të.

Me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë.

Trajtimi gjithëpërfshirës i ndërtimeve pa leje, thjeshtësimi i procedurave, ulja e kostove për legalizim të pronës, janë vetëm disa nga përparësitë e këtij ligji, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë qytetarët e vendit./Lajmi.net/