Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vlerëson se raportet e Kosovës janë më të mira me Kinën se me Bosnjën. Haradinaj në një intervistë për mediumin boshnjak “Avaz”, ka thënë se ata që mendojnë se me mosnjohjen e pavarësisë sonë humb vetëm Kosova, mashtrohen shumë ,transmeton Indeksonline. “Shikoni, njerëzit tanë udhëtojnë në Kinë, kinezët njohin pasaportën tonë, madje kanë edhe konsullatën e tyre këtu (në Prishtinë). Dhe, nëse e shohim kështu, Kosova ka raporte më të mira me Kinën e largët sesa me Bosnje e Hercegovinën fqinje”, ka thënë Haradinaj. Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bosnja, i pari i Qeverisë ka thënë se nuk pret që një gjë e tillë të ndodh në të ardhmen e afërt. Po ashtu, ai foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Prishtinës, duke thënë se ai duhet të vazhdoj deri në realizimin e synimeve. /Indeksonline/