Lajme

Haradinaj: Kemi dallime substanciale me VV-në për qeverinë e ardhshme

By FerizajPress

April 21, 2016

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëpunimi me Nismën e Fatmir Limajt do ta fuqizojë opozitën në vend.

Sipas tij, ky koalicion synon fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se nuk po mund të kuptojë pse përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje japin deklarime se, kinse, AAK’ja, duke e synuar bajraktarizmin, dëmtoi opozitën e bashkuar.

Ai është shprehur i gatshëm që mbi baza të partneritetit të bashkëpunojë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, por jo në forma të shkrirjes së partisë.

Haradinaj ka pranuar se me VV’në kanë dallime substanciale sa i përket ndërtimit të një qeverie në të ardhmen.