Ferizaj

Haradinaj: Ka mjaft buxhet për realizimin e projekteve komunale të Ferizajt

By FerizajPress

January 23, 2018

Ferizaj.23.01.2018. Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Komunën e Ferizajt, me ç’rast është takuar me të parin e kësaj komune Agim Aliun dhe deputetin Ilmi Reçica.

Këtu u diskutua për problemet me të cilat po përballet qyteti i Ferizajt, rreth investimeve të planifikuara, që sipas Aliut edhe do të realizohen.

Haradinaj deklaroi se problemi i Ferizajt, si i shumë komunave tjera, është tek keqmenaxhimi i buxhetit nga qeverisjet e kaluara komunale, që ka shkaktuar edhe krijimin e borxheve.

Haradinaj ka thënë që qeveria do të rishikoj mundësinë që t’ju ndihmojë rreth këtyre borxheve në mënyrë që të mos ngecë implementimi i projekteve komunale.

Sa i përket 2018-ës Haradinaj tha se ka mjaft buxhet për realizimin e projekteve komunale të Ferizajt.

Kryeministri është takuar edhe me asambleistët e kësaj komune si dhe do të vizitojë taksapaguesin më të madh, kompaninë “HIB Petrol”, njofton Klan Kosova