Lajme

Haradinaj: Jemi kundër shkrirjes së AAK-së në “Vetëvendosje”

By FerizajPress

April 11, 2016

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e përcaktuar të vazhdojë e vetme rrugëtimin drejt kundërshtimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu ka thënë lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, sipas të cilit organizimi i protestave nuk mund të mbetet peng i vullnetit të një partie.

Haradinaj ka pranuar se ka ftohje të marrëdhënieve me lëvizjen “Vetëvendosje” që prej anulimit të protestës më 25 mars. Shkak janë bërë dallimet e thella për mënyrën e bashkëpunimit të mëtejmë.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Haradinaj ka thënë se propozimi i tyre ka qenë që bartësi i listës të jetë nga njëra parti, e mandatari i Qeverisë nga partia tjetër. Sipas Haradinajt, i ka takuar VV-së të zgjedhë njërin opsion.