Lajme

Haradinaj i prin ‘krahut të luftës’ kundër LDK-së dhe VV-së

By FerizajPress

May 17, 2017

Atyre do t’u prij si kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj. Kurse në anën tjetër janë rreshtuar partitë e “paqes”, LDK-ja,AKR-ja dhe “Alternativa”.

Koalicioni i madh mes PDK-AAK-“Nismës” është arritur pak minuta para se të përfundoj afati zyrtar i KQZ-së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore. Përveq koalicionit me AAK-në dhe Nismën, PDK ka arritur marrëeshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë dy marrëveshje, të cilat ata besojnë se do të jenë të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve, ai me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe “Alternativën”.

Partia e vetme e cila ka vendosur t’i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja “Vetëvendosje”. Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion.