Lajme

Haradinaj ftohet në inaugurimin e Donald Trump-it

By FerizajPress

December 27, 2016

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë për inaugurimin e Presidentit amerikan, Donald Trump. Nga burime të Gazetës Express, merret vesh se ai tashmë ka marrë ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Trump-it për President të Shteteve të Bashkuara!

Haradinaj do të jetë në mesin e shumë politikanëve botërorë në ceremoninë e inagurimit të Trumpit.

Donald Trump do të inagurohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017.

Trump shokoi botën kur e mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016.