Lajme

Haradinaj: Është banale të mos paguhen policët për punën jashtë orarit

By FerizajPress

October 09, 2018

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua kompensojë orët shtesë policëve të cilët kanë punuar jashtë orarit. Për të përmbushur këtë kërkesë të Policisë së Kosovës, janë ndarë 2.6 milionë euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur banale situatën ku policët mbesim pa u paguar për orët e punës jashtë orarit. Sipas tij, kjo nuk duhet të lejohet të përsëritet në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

“Një shtet që nuk mund t’i paguajë policët e vet, ma mirë le ta mshelë dugojën”, është shprehur kryeministri.

Haradinaj ka thënë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë se nuk ka logjikë që të kontraktohet puna e policit, e të mos kompensohet për punën e bërë.