Lajme

Haradinaj e quan punëtore Donikën

By FerizajPress

April 19, 2016

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Zonën B të Klan Kosovës, ka komentuar edhe largimin e Donika Kadaj- Bujupit nga partia e tij.

Ai ka thënë se Kadaj- Bujupi ka qenë punëtore dhe votat e saj i ka mbledhur vetë.

“Donika ka qenë punëtore votën e vet e ka mbledh, jo që ka të tjerë ndoshta që jo, por ajo ka qenë punëtore”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Ai ka shtuar se e respektojnë vendimin e saj, dhe se e vetmja “armiqësi” që kanë më të është për mënyrën se si është larguar nga partia