Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes llogarisë së tij në Facebook, ka falënderuar deputetin e Partisë Social Demokrate, Faton Topallin, raporton Gazeta Blic. Haradinaj ka falënderuar Topallin e PSD dhe deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës, që po i ndihmojnë për ta zgjidhur çështjen e Kartonit të Gjelbër.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:Falënderoj deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Faton Topallin, për interesimin e vazhdueshëm, si dhe deputetët tjerë dhe të gjitha institucionet e vendit, që po ndihmojnë për ta zgjidhur çështjen e Kartonit të Gjelbër.