Lajme

Haradinaj e Bajrami ngushëllojnë familjen Stavileci

By FerizajPress

October 10, 2016

Bajrami thekson në telegramin e ngushëllimit se profesor Stavileci do të lë zbrazëti të madhe në arsimin shqip të brezave të rinj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof.Dr. Masar Stavileci. Profesor Stavileci do të lë zbrazëti të madhe në arsimin shqip të brezave të rinj, sepse ky ishte edhe përkushtimi i tij jetësor. Kësaj ja shtojmë edhe përkushtimin në lëmin e shkencës, ku dha një kontribut shumë të madh me vështrimet, kritikat dhe studimet letrare”, thuhet në telegram.

“Personaliteti i profesorit Stavileci do të jetojë me ne dhe me brezat që vijnë, sepse përveç punës shkencore dhe punës me studentë, ai ishte kishte edhe vlera të larta njerëzore, të cilat do të jenë shembull gjithmonë për të gjithë. Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.

Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Me hidhërim e mësova lajmin për vdekjen e Profesor Masar Stavilecit. Një intelektual, krijues dhe studiues i shkëlqyer i letërsisë. Shkenca dhe dija në Kosovë, por edhe gjithë të tjerët, do ta kemi një emër të respektuar të dijes mangut. Ngushëllimet e mia më të sinqerta, për familjen, miqtë, studentët e tij dhe komunitetin akademik”, ka shkruar Haradinaj.

Profesor Stavileci ka ndërruar jetë mbrëmë, ndërkaq është babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

.