Lajme

Haradinaj: Duhet ta synojmë jetën në Kosovë, vendin ta bëjmë si Gjermania dhe Austria

By FerizajPress

April 13, 2019

Përderisa shumë të rinjë po ikin nga Kosova, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se kosovarët duhet ta qëndrojnë dhe ta zhvillojnë vendin.

“Ne jemi Europë, na mungon lëvizja e lirë, por edhe ajo do të vjen. Por, edhe lëvizja e lirë është mundësi me pa çka ndodh në vendin tonë dhe çka ndodh në vendet tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu – ta zhvillojmë Kosovën brez pas brezi”, tha ai.

Sipas tij, dëshira e tyre është që Kosova të bëhet si Gjermania dhe Austria, e jo të rinjtë të shkojnë në këto dy vende.

“Ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu – ta zhvillojmë Kosovën”.

“Dëshira jonë është ta bëjmë Kosovën Gjermani dhe Austri dhe jo të rinjtë tanë të shkojnë në Gjermani dhe Austri”.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”.

Ai premtoi mbështetje për këtë shkollë dhe nxënësit e saj.

“Për ta ditë të gjithë se sa e mirë është Loyola mund ta shihni testin e maturës që e kalojnë 100%”.