Lajme

Haradinaj: Deputetët e LDK-së janë bërë si dhelpëra

By FerizajPress

July 06, 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur votimin për tri pozita të gjyqtarëve në Kushtetuese. Para fillimit të votimit pati një debat në mes pozitës dhe opozitës. Derisa kryesuesi Kadri Veseli, nisi procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se ky është një manipulim për shkak se mungojnë me arsye disa deputetë të këtij subjekti politik. “Për neve ky proces i votimit është i pavlefshëm dhe është bërë tendencioz nga PDK”, tha ai. Shefi i grupit të PDK-së, Memli Krasniqi tha se kërkesa ishte në pajtim me rregulloren. “Secili prej grupeve parlamentare kanë mungesa, as grupi parlamentar nuk është i plotë, asnjë grup nuk është i plotë, nuk besoj që do të jenë as në javën tjetër, mua më vjen keq të kualifikohet si e tillë por thjeshtë ishte për ta proceduar sa më shpejt me temën më të rëndësishme të kësaj seance”, tha ai. Kurse, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj dha një shpjegim se si janë bërë deputetët e LDK-së. “Janë bërë këta të LDK-së si dhelpëra, mu kallë bishti, është kallë e gjithë bota, shumica e kanë votuar për dhe asgjë nuk ka jashtë rregullores”, tha ai. Sërish ka reaguar Avdullah Hoti i LDK-së, duke thënë se insistimi i PDK-së është tendencë tendencë për ta quar përpara kandidatura të caktuara. “Insistimi i PDK-së që kjo pikë të jetë e para në rend ditë është thjesht manipulim dhe tendencë për ta quar përpara kandidatura të caktuara duke shfrytëzuar situatën kur deputetët e opozitës nuk janë në sallë“, tha ai. Haradinaj reagoi sërish duke i thënë Hotit se sikur nesër, ashtu edhe pas një jave do të jenë opozitë në këtë Kuvend. “Sot i pate prezent numrat dhe i lexove dhe në demokraci vendos shumica, kështu që edhe nesër edhe një jave me të prit, prapë ke me qenë pakicë në këtë Kuvend”, tha ai. Përndryshe janë gjatë kandidatë për tri pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.