Ferizaj.02.08.2017. Komuna e Ferizajt në kuadër të “Ditëve të Diasporës” ka hapur sot një panair tre ditor ku prodhuesit vendor do të kenë mundësi të shesin ushqime të ndryshme.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka vizituar disa prej këtyre shitësve dhe është njoftuar me opinionet dhe mendimet e pjesëmarrësve të këtij aktiviteti. Ai u impresionua nga puna që kishin për disa prej këtyre prodhuesve duke i inkurajuar që të punojnë sa më shumë në këtë veprimtari dobiprurëse.
Ndërkaq drejtori për Zhvillim Ekomomik dhe Turizën Shemsedin Sojeva potencoi se ky organizim u dedikohet bashkatdhetarëve të cilët do të kenë mundësi të njihen sa më shumë me prodhimet vendore.
“ Kemi afërsisht 50 prodhues që kanë paraqitur kërkesë këto tri ditë të jenë këtu më prodhimet e tyre ndërsa kemi pasur dëshirë që të dobitë të jenë të dyanshme . Edhe bashkatdhetarët që po qëndrojnë këtu të njihet e të blejnë prodhimet tona por edhe prodhuesit të përkrahen me shitje të sa më shumë produkteve” deklaroi drejtori Sojeva.
Kurse Xheva Haziri një prodhuese e produkteve të ndryshme nga pemët e perimet e kultivuara në kopshtin e saj, u shpreh shumë e kënaqur me mundësinë që u është dhënë duke treguar se shitja është mjaft e mirë për pak orë sa kanë ekspozuar këto prodhime.
Ky panair do të mbahet deri me 4 gusht ne bulevardin e qytetit të Ferizajt.