Ferizaj

Hapet panairi i librit në Ferizaj

By FerizajPress

August 05, 2021

Këtë të enjte në sheshin e qytetit të Ferizajt, është hapur për të tretën here më radhë panairi i librit, i organizuar nga klubi letrar “De Rada” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në Ferizaj.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar kryetarja e klubit letrar “De Rada” Zyrafete Shala, e cila ka thënë se ky panair është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët ferizajas. Përderisa ka shtuar se në këtë panair po marrin pjesë mbi 30 shtëpi botuese.

E nga ana tjetër, drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, është shprehur se ndjehet mjaft e lumtur që Ferizaj vazhdimisht po bënë promovimin e projekteve të rëndësishme. Ajo tutje ka thënë se do të vazhdojë të përkrah vazhdimisht klubin letrat “De Rada” dhe do të jetë e përkushtuar që të mbështesë politikat e ndryshme për librin.

Panairi i librit do të jetë i hapur deri ditën e shtunë.